Mot me vranësira dhe i ftohtë, pasdite të reshura të reja të borës

TË FUNDIT

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia dënohet me 9 vjet burg

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim...

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin...

Kida rrëmben vëmendje me ndryshimin e ri

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kida përveç që njihet për projektet e saj, njihet edhe për eksperimentet që...

Guteresh mirëpriti hyrjen në fuqi të Traktatit për ndalimin e armëve bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guteresh mirëpriti hyrjen e sotme në fuqi të Traktatit për Ndalimin e Armëve...

Xhonson: Ka prova se varianti i ri i korona virusit është më vdekjeprurës

Varianti i ri i koronavirusit, i cili u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës, ka...

Moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe i ftohtë, pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë reshje bore, më të përfaqësuara dhe më të dendura në pjesët perëndimore.  Vetëm në pjesët juglindore  reshjet do të jenë të shiut dhe të borës.

Në pjesën më të madhe të vendit do të formohet shtresë e borës, ndërsa në pjesët perëndimore dukshëm do të rritet. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 0 deri në 7 gradë Celsius.

Në Shkup mot kryesisht me vranësira dhe i ftohtë, pasdite edhe në orët e mbrëmjes do të ketë reshje të përkohshme të borës dhe pritet të formohet shtresë e hollë e borës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë deri -4,  ndërsa ajo maksimale do të arrijë 2 gradë Celsius.

Sipas DPHM-së, gjatë ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot kryesisht i thatë dhe shumë i ftohtë, veçanërisht gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme kur edhe temperatura e ditës në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa gjatë fundjavës përgjatë Vardarit erë të përforcuar veriore. Të shtunën në disa vende do të bjerë borë. 

TË NGJAJSHME