Mot me diell dhe vranësira të pjesshme

TË FUNDIT

Sot gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 6 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla dhe kryesisht i qetë. Temperatura minimale do të ulet deri në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 9 gradë Celsius.

Të shtunën pasdite, gjatë natës dhe të dielën nën ndikimin e valës së lagësht do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Të dielën në viset më të larta reshjet do të jenë me borë. Të dielën pasdite dhe të hënën do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi verior. Nga e hëna do të mbajë mot stabil dhe i thatë.