Mot i ndryshueshëm me vranësira me shi të dobët lokal, gjatë fundjavës rritje e temperaturave

TË FUNDIT

Moti sot në mëngjes është i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me shi të dobët lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri 10, ndërsa ajo maksimale prej 14 deri 22 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha të diellit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie në 5, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë 20 gradë.

Gjatë fundjavës mëngjeset do të jenë të ftohtë, ndërsa temperatura ditore do të jetë në rritje, më e theksuar nga fillimi i javës së ardhshme.

Sipas parashikimit të DPHM-së, nga e marta do të ketë destabilizim të motit me reshje lokale të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme me bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar jugore. 

error: Content is protected !!