MJK: A’rmëpushimi i menjëhershëm dhe i qëndrueshëm në Lindjen e Mesme, shmang përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit

TË FUNDIT

Lidhur me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme , zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze tha se Kina është thellësisht e shqetësuar për trazirat në Lindjen e Mesme dhe kundërshton shkeljen e sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial të Libanit, si edhe përshkallëzimin e tensioneve dhe zgjerimin e konfliktit. Pala kineze i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht fuqive të mëdha me ndikim, që të luajnë një rol vërtet konstruktiv për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës. Kina beson se fakti që armëpushimi në Gazë nuk është arritur ende, është shkaku kryesor i gjendjes së trazuar të tanishme në Lindjen e Mesme dhe të gjitha palët duhet të arrijnë sa më shpejt një armëpushim të plotë e të qëndrueshëm në Gaza