Mjegull në Strazhë, zvogëlohet dukshmëria

TË FUNDIT

Dukshmëri e zvogëluar prej 50 deri 70 metra për shkak të mjegullës ka në grykën malore Strazhë, kumtoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Intenziteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe ngasje të kujdesshme të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër lugina, luginat e lumenjve dhe grykat, ku ka mundësi për shembje të dheut. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë