Ministrja Petrovska do ta padisë deputetin Kovaçki për ofendim dhe shpifje

TË FUNDIT

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve në Kuvend paralajmëroi padi kundër deputetit Dragan Kovaçki nga radhët e VMRO-DPMNE-së për ofendim dhe shpifje, pasi ai i shtroi pyetje për gjoja fshehjen e pronës në Radishan.

“Për dallim nga deputeti, unë i kam të gjitha dokumentet dhe kontratat në mënyrë të njëpasnjëshme nga dita e parë deri më sot që udhëhiqen në emër të këtij ekipi. Kur ta shihni këtë, kjo do të vijë deri tek ju pasi do të jetë pjesë e padisë që tashmë e kam përgatitur, ndërsa do të shtrohet për ofendim dhe shpifje”, tha Petrovska duke iu drejtuar deputetit Kovaçki.

Ajo shtoi se në padi janë dhënë të gjitha dëshmitë dhe siç tha, absolutisht nuk do të ketë diçka kundër që këtë proces gjyqësor ta ndjekë edhe opinioni.

“Është një afat prej tre muajve, mos u ngutni do t’ju duhen tre muaj për t’i analizuar këto dokumente zyrtare, duke përfshirë edhe hartën dhe fletëpronësinë e cila për dallim prej dokumentit të rrejshëm të cilin ju e parashtruat, ndërsa është fletë evidentimi dhe këtë e dinë të gjithë se nuk është dokument publik por fletëpronësia është dokument publik do t’ju tregojë avokati të cilin do ta angazhoni për këtë padi dhe do ta shihni nëse e flas të vërtetën ose jo”, tha Petrovska, duke shtuar se kjo pronë në të cilën udhëhiqet adresa të cilën Kovaçki e citon nuk përkon me adresën e fermës.

E porositi edhe se do të duhet t’i kërkojë falje familjes e cila, siç potencoi, “është pronar i ndërgjegjshëm dhe i ndershëm i kësaj prone dhe e ka ndërtuar, për të gjitha këto të pavërteta se bëhet fjalë për ndërtim të paligjshëm”.

Pyetja e dytë e deputetit Kovaçki iu drejtua kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ndërsa ka të bëjë me atë nëse planifikon të dorëzojë propozim për shkarkimin e ministres së Mbrojtjes Petrovska. Kovaçevski potencoi se nuk do të kërkojë kurrfarë përgjegjësie prej saj pasi sipas tij “është një prej ministrave më të mirë që i ka Qeveria dhe ministrave më të mirë të Mbrojtjes në historinë e shtetit tonë”.

“Ajo e drejton Ministrinë e Mbrojtjes së këtij vendi-anëtar të NATO-s dhe e drejton në një mënyrë të vlerësuar me vlerësimet më të larta prej të gjitha vendeve – anëtare të NATO-s dhe kjo mund të shihet në të gjitha raportet të cilat ndodhen në kryeqendrën e NATO-s në Bruksel. Ajo e drejton Ministrin e Mbrojtjes të cilën prej të gjitha vendeve-anëtare të NATO-s më së shpejti e ka bërë integrimin ushtarak në sistemin e NATO-s dhe e ka ndërtuar nivelin më të lartë të besimit dhe marrëdhënieve me vendet – anëtare dhe me partnerët strategjikë për çka dëshmojnë edhe vendimet të cilat ata i marrin, ndërsa i fundit është ndihmë financiare nga SHBA-ja në shumë prej 80 milionë dollarë për Ministrinë e Mbrojtjes”, tha Kovaçevski.