Milevski shpalli listën – Një emër i ri në përfaqësuese kundër Letonisë dhe Armenisë

TË FUNDIT

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski, shpalli listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kundër Letonisë në Riga (10 tetor) dhe kundër Armenisë në Jerevan (13 tetor) për Ligën e Kombeve.
Andrej Stojçevski nga Zhilina është emër i ri dhe do të presë një shans për debutim në përfaqësuese për ndeshjet e ardhshme, pasi përfaqësuesja po përballet me probleme në mbrojtje, veçanërisht me kartonin e kuq të Gjoko Zajkovit dhe faktin se Darko Vellkovski ende nuk ka gjetur angazhim.

“Ende mendoj se këta lojtarë janë më të mirët që Maqedonia i ka për momentin. Vendosëm për Stojçevskin për shkak të problemeve që kemi për shkak të pezullimeve të Serafimovit dhe Zajkovit. Trapanovski nuk do të jetë në dispozicion për shkak të një lëndimi, dhe nuk jam i kënaqur me formën e Agon Elezit. Qëllimi ynë është që edhe pas këtyre dy ndeshjeve të mbetemi të parët në grup,” tha Milevski.