Mickovski thirrje për “shpëtim të ardhmërisë së shtetit”! Kovaçevski iu përgjigj: Me bllokadë të Kuvendit, nuk ka dialog

TË FUNDIT

Zgjedhje nuk do të ketë, e as takim me Mickovskin mbi këtë temë. Kështu kryeministri Kovaçevski iu përgjigj thirrjes së liderit të VMRO-DPMNE-së për dialog dhe takim liderësh.

“Sa i përket takimit që ka të bëjë me zgjedhje parlamentare, thamë si parti politike, megjithatë edhe partnerët e koalicionit thanë se takim i tillë nuk duhet të mbahet”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Sa i përket thirrjes së Mickoskit për dialog, Kovaçevski tha se vendi më i mirë për takim është Kuvendi, por atje ka bllokadë.

“Ne po shohim për momentin se çfarë po ndodh në Kuvend. Atje ka bojkot tipik të Kuvendit dhe bllokadë tipike ku nuk ka kushte që përmes debatit parlamentar të bisedohet për avancimin e zgjidhjeve ligjore“, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Lideri i opozitës, Mickoski, dje tha se pret që Kovaçevski të kuptojë se ai nuk është armiku i tij, por vetëm oponent politik. E thirri kryeministrin që të ulen në tryezë dhe të bisedojnë për çështjet më të rëndësishme, për, siç tha, shpëtimin e ardhmërisë së Maqedonisë, për shkak se vetëm VMRO-DPMNE dhe LSDM mund ta shpëtojnë shtetin. Pa përmendur emra të funksionarëve dhe partive, Mickoski tha se subjektet e tjera politike Kovaçevskit i ngulin thikë pas shpine.

Përndryshe, bllokada nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Kuvend vazhdon. Ata marrin pjesë në seancat megjithatë me pankarta, kërkesa procedurale dhe fjalime të gjata për të penguar sjelljen e ligjeve për të cilët thonë se janë të dëmshme për shtetin. Komisioni evropian dje përmes Ana Pisonero i thirri partitë në Kuvend  në konstruktivitet.

MARKETING I PAGUAR POLITIK