Kryeministri Hristijan Mickoski përmes një video-mesazhi ka treguar se si ka kaluar ditën në Uashington të SHBA-ve, përcjell TV21. Mickoski thotë se ka realizuar takime me disa krerë të shteteve, ndërsa thekson se “ka mbaruar koha e politikanëve të korruptuar në RMV”.
“Sot biseduam me kryeministrin malazez, me presidentin kroat, kryeministrin hungarez. Normalisht këtu do të veçoja takimet me kryeministren italiane Meloni, me kryeministrin spanjoll Sançez, i cili ishte bashkë me mua, do të them ishte afër meje në darkën e organizuar presidenti i SHBA-së, z.Bajden dhe bashkëshortja e tij Xhill Bajden. Mund ta veçojë edhe takimin me fqinjët, kryeministrin bullgar dhe atë shqiptar. Një kohë të gjatë rajoni dhe Maqedonia si shtet kanë qenë peng i të kaluarës, duhet të fokusohemi në të ardhmen dhe në atë çfarë vijon me të ardhmen. Ta bëjmë Maqedoninë sërish krenare, por ta bëjmë edhe Ballkanin sërish krenar.