“Mickoski e varrosi ardhmërinë europiane të shtetit” – Filipçe me kritika për 100-ditëshin e Qeverisë

TË FUNDIT

E pas kësaj konference të kryeministrit Mickoski për 100 ditë Qeveri, reaguan nga LSDM duke i quajtur 100 ditë arsyetime. Kryetari i partisë Venko Filiçe tha se edhe pse premtoi shumë, deri më tani nuk ka realizuar asgjë, përveç partizimit dhe skandaleve të njëpasnjëshme, ndërsa e vetmja gjë që kanë bërë – kanë fundosur ardhmërinë europiane të shtetit.

“Për herë të parë pas shtatë vjetëve pagat filluan të ulen dhe paga mesatare u ul për gjithsej një mijë denarë. Nuk ka rritje të pagës minimale. VMRO-DPMNE për 100 ditë e varrosi ardhmërinë europiane të shtetit dhe na la në fund të Ballkanit. As nuk ofroi një rrugë të qartë përpara, as nuk ofroi alternativë. Mickoski vendosi që të ndërpres negociatat me Unionin si shteti të jetë i tij”, tha Filipçe.