Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka thënë se me nxjerrjen e Bujar Osmanit në moment të fundit për kandidat për president, BDI-ja vendosi të përçajë votën shqiptare dhe me vetëdije të plotë po rrezikon futjen e Taravarit në raundin e dytë.
“Kemi besuar se BDI do të tejkalon vetëveten dhe se ashtu siç ka përkrahur edhe kandidat maqedonas, siç ishte rasti me z.Pendarovski, do të përkrah z.Taravari, mirëpo u pa se BDI nuk e ka hallin e shqiptarëve dhe nuk punon në interes të unifikimit të votës shqiptare”, tha Mexhiti.
Mexhiti tha se njëjtë siç u harrua agjenda e gjelbër, do të harrohet edhe kandidatura e Bujar Osmanit për president.