Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në një intervistë për Zërin e Amerikës foli edhe për statusin e gjuhës shqipe. Mexhiti tha se gjuha shqipe është dhe të mbetet në përdorim zyrtar. Tutje zëvendëskryeministri i parë Mexhiti shtoi se Qeveria e kaluar LSDM-BDI në ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe kanë lënë stërbëmbëza, siç tha paraprakisht duke e dërguar në Komisionin e Venecias.

“Pra, ka të bëjë me ligjin për gjuhët, i cili ka mundësuar përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, por nuk është plotësisht zyrtare gjuha shqipe, siç është serbishtja në Kosovë. Mirëpo edhe ashtu siç është, qeveria LSDM-BDI pasi e ka sjell ligjin, jo paraprakisht pra, ka dërguar në Komisionin e Venecias, që në parim është dashur ta dërgojë para se të sillet ligji, të marrë sugjerimet nga ata dhe të sjellin një ligj që do të jetë konform normave ndërkombëtare dhe Kushtetutës së Maqedonisë. Këtë, nën presion të opinionit, ministrja e drejtësisë e LSDM-së e ka dërguar pasi është sjellë ligji në parlament, është bërë valid, e ka dërguar për mendim te Komisioni i Venecias dhe atje do të thotë ka sugjerime që duhet të abrogohen dy-tre nene të ligjit. Pra, nuk flasim për ligjin në tërësi. Gjuha shqipe është dhe mbetet në përdorim zyrtar edhe po të sillet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kjo ka të bëjë me përdorimin e gjuhës shqipe në seanca gjyqësore, është i detyruar edhe gjykatësi maqedon ta përdorë gjuhën shqipe. Kjo ka të bëjë, për shembull, me banknotat, a do të jenë në dy gjuhë apo në një gjuhë dhe ka edhe një nen që ka të bëjë me përdorimin e gjuhës shqipe në uniformën e policisë, ushtrisë”, tha zëvendëskryeminsitri i parë, Izet Mexhiti për Zërin e Amerikës.