Mersiha Smailloviq kandidate për presidente në RMV: Për mua patriotizmi është që çdo qytetar të ndihet i lumtur që është qytetar i këtij shteti

TË FUNDIT

Mersiha Smailloviq sot konfirmoi kandidaturën e saj në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Ajo do të jetë kandidatja e parë për presidente nga komuniteti boshnjak në RMV, ndërsa sot theksoi se në programin e saj, do të angazhohet që t’i bashkojë qytetarët pa dallime.

“Për mua patriotizmi, por edhe për Lidhjen Demokratike të Boshnjakëve është që në kuptimin e plotë, çdo qytetar të ndihet i lumtur që është qytetar i këtij shteti. Kjo kandidaturë për mua paraqet edhe luftë në sferën politike që t’i vendosim njerëzit e duhur në vendet e duhura. Vlerësoj se me kandidaturën time dhe mbështetjen ndaj kandidaturës sime, do të përpiqemi t’i bashkojmë të gjitha diversitetet që ekzistojnë në vendin tonë”, tha Smailloviq./tv21.tv