Në Berovë mëngjesin e sotëm ishte më ftohtë, minus tre gradë, ndërsa më ngrohtë ishte në Dojran, gjashtë gradë.
Siç njofton DPHM-ja, deri në orën 7:30 minus një gradë është matur në Shkup, në Petrovec dhe në Demir Kapi, zero gradë në Kodrën e Diellit dhe në Tetovë, Manastir, Strumicë, Prilep, Veles, ndërsa një gradë në Kumanovë, Shtip, Kavadar dhe Kriva Pallankë. Dy gradë janë matur në Ohër, në Shkup -Zajçev Rid, Hanet e Mavrovës dhe Gjevgjeli, tre në Krushevë dhe katër gradë në Pretor dhe Vinicë.
Sipas DPHM-së, gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm vranësirat për një kohë të shkurtër ka qenë më të vogla dhe më pas vranësira është përhapur nga perëndimi, e që në mëngjes është zvogëluar fillimisht në pjesët jugperëndimore.
Paradite në disa lugina do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, ndërsa në orët e pasdites do të jetë me vranësira të pjesshme dhe me mot me diell.
Në fund të ditës fillimisht në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natës në pjesët juglindore do të ketë reshje të herëpashershme të shiut. Paradite do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore, e cila do të forcohet për një kohë të shkurtër pasdite dhe në mbrëmje përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 10 deri 16 gradë Celsius.
Në Shkup në mëngjes do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta, ndërsa gjatë ditës pjesërisht me vranësira me erë të dobët të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të arrijë deri më 11 gradë.