Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Kodër të Diellit/Në Maqedoni kryesisht mot me diell dhe relativisht i ngrohtë 

TË FUNDIT

Temperatura më e ulët prej -1 gradë është matur mëngjesin e sotëm në Kodrën e Diellit. Pasojnë Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Lazaropole dhe Berovë me zero gradë, 1 Manastir, Ohër, 2 Hanet e Mavrovës, Krushevë, 3 Shkup-Zajçev Rid, Strumicë, Prilep, Kavadar, Pretor, 4 Tetovë, Dibër, 6 Demir Kapi, Vinicë, Veles, 7 Dojran, Gjevgjeli dhe 9 gradë në Shtip.

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 6, ndërsa ajo maksimale prej 12 deri 18 gradë Celsius.

Në Shkup mot me diell dhe me vranësira mesatare, me erë të lehtë deri mesatare jugore. Temperatura minimale do të bie deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 17 gradë. 

Gjatë fundjavës dhe të hënën, njoftuan nga DPHM, do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Të shtunën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar kryesisht nga drejtimi juglindor.