Me ngjitës lidhet për shtylle, deshi të shohë se si do të reagojë populli kur je i lidhur shpirtërisht

TË FUNDIT

Në mesditë një qytetar, me dëshirën e tij, u ngjit me shirit ngjitës në një shtyllë në qendër të Shkupit. Këtë e bëri për të dhënë mesazh në lidhje me viktimat e Koçanit. Siç tha, me këtë deshi të provojë se si do të reagojë populli kur je i lidhur shpirtërisht. Paralajmëroi se edhe javën e ardhshme mund të lidhet përsëri.

“Që të shoh se si populli do të më sheh, e pashë se me çfarë sy më shohin, dhe për atë arsye jam këtu fizikisht i lidhur, ndërsa ka njerëz në Koçan që shpirtërisht janë të lidhur, mundet që kjo të jetë simbolikë çfarë është të jesh shpirtërisht i lidhur”, tha Martin Kirovski.