Për zjarrin në komunën e Negotinës, konkretisht në malin Serta, gjatë ditës është përdorur një helikopter i ushtrisë, si dhe një helikopter i policisë. Pas nënshkrimit të kontratës me dy pilotë në pension, u aktivizuan edhe Air Traktors. Shtabi i krizës i Komunës së Negotinës ka dalë me rekomandime për amvisëritë në fshatra dhe në qytet që të pastrojnë barishtet rreth oborreve, pronave dhe hapësirave tjera. Zjarri në territorin e Negotinës ka filluar të mërkurën rreth orës 10.30.Sipas informacioneve të QMK-së, gjatë ditës së sotme ka pasur pesë zjarre aktive, të cilët janë shuar edhe nga toka ashtu edhe nga ajri.