“Me Fatonin t’ia kthejmë dinjitetin Tetovës”, Ahmeti thotë se po ta dinte, do ta kishte ndihmuar Kasamin që zgjedhjet të shmangeshin

TË FUNDIT

Bashkimi Demokratik për Intregim ka promovuar listën e Këshilltarëve për zgjedhjet e 20 gushtit në Tetovës. Bartësi i listës, Faton Ahmeti  tha se BDI çdo herë ka zgjedhur anën e popullit dhe ka punuar me bindje në realizimin e nevojave të qytetarëve.

“Andaj besimi i dhënë nga qytetarët për ne është përgjegjësi dhe obligim, e jo privilegj kolltukësh, ashtu siç e përjetojnë oponentët tanë politik. Falë politikave të urta dhe vizionare të kryetarit Ahmeti, BDI tash e 20 vite kryeson të gjitha proceset dhe politikat progresive e integruese të vendit dhe ne sot në qeveri dhe komuna po qeverisim si të partnerë të barabartë dhe të zot të shtëpisë, dhe nuk i kemi duart e lidhura duke bërë matematika joparimore me forca të dyshimta, që nuk ua duan të mirën shqiptarëve dhe ardhmërisë europiane të vendit“, tha Faton Ahmeti, bartës i Listës së këshilltarëve për komunën e Tetovës.

Kryeu i internistëve Ali Ahmeti tha se po ta dinin, BDI do ta kishte ndihmuar Kasamin që këto zgjedhje të shmangeshin.

“Këto zgjedhje janë zgjedhje të inponueshme, pa fajin tonë as që kemi ditë as na kanë vënë në dijeni për dobësitë edhe të metat që i kanë se ne nuk jemi egoist ne nuk luftojmë për të bërë politikë ditore as kemi punuar për politika ditore, projektet tona janë afatgjate dhe strategjike, planet tona pesë vjeçare, dhjetë vjeçare, pesëmbëdhjetë vjeçare, 20 vjeçare ne nuk bëjmë politik sot për nesër”, pohoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

Ndërsa zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi tha se të gjithë arritjet e dritanishme, BDI s’i ka bërë vetëm, për ata por për të gjithë shqiptarët.

“Fitorja e Fatonit, fitorja e Bashkimit Demokratik për Intregim dhe të gjithë këtyre të rinjve e të rejave do të thotë një instrument më tepër për një Tetovë funksionale, nuk do ta pengojmë administratën e zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale, përkundrazi do ta ndihmojmë edhe më tepër, me këtë përbërje të prirë nga Faton Ahmeti, Qeveria do ti qëndrojë prapa këshillit komunal, administratës komunale sepse këtë e meritojnë tetovarët”, theksoi Artan Grubi, BDI.

Faton Ahmeti është bartës i listës me 31 kandidatët për Këshillin e Tetovës, ndërsa një javë përpara shpalljes së kandidaturës së tij, Ahmeti u zgjodh kryetar dege i BDI-së.