Mbyllja e kufirit verior, Spasovski: Nëse ka ndonjë nevojë, gjithsesi që do të sjellim vendime

TË FUNDIT

Nëse ka ndonjë nevojë ose arsyetim e cila do të dalë nga Komisioni për Sëmundje Infektive gjithsesi që do të sjellim vendime sepse  prioriteti ynë i madh është  të mbrohemi,  ta mbrojmë shtetin  dhe ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve, theksoi sot kryeministri teknik Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth asaj nëse  është e  mundur mbyllja e kufirit verior duke pasur parasysh gjendjen  me koronavirusin.

Ai potencoi se çdo ditë  i ndjekin dhe analizojnë gjendjet te ne dhe në rajon.

“Pasqyra epidemiologjike jo vetëm te ne, në rajon është e njëjtë pothuajse gjithkund dhe  tashmë  nuk dallohet  shumë  edhe në disa shtete tjera në Evropë. Dhe ky ishte elementi kryesor apo jo, ose do të thoja  arsyeja e rëndësishme  pse erdhi deri te hapja e kufijve, për shkak të asaj që asgjë nuk do të ndryshojë  nëse kemi hartë të tillë epidemiologjike,  ndërsa gjithsesi që këto masa tjera të cilat kanë të bëjnë  me mbrojtjen tonë – pajisja mbrojtëse, distancë, dezinfektimi, këto janë masat  e rëndësishme të cilat  ne mund t’i zbatojmë dhe me të cilat mund të mbrohemi”, theksoi Spasovski.

Kryeministri teknik, tha se restriksionet askush nuk i dëshiron.

“Kur ishim në kohën e restriksioneve të gjithë mezi prisnim të lirohemi  nga ato restriksione. E di se kur të vijë momenti të mos kemi restriksione na rriten rastet,  tani kërkojmë të gjithë ejani t’i kthejmë restriksionet. Mendoj se duhet të kahëzohemi në mënyrë të targetuar  në grupe përkatëse, në rajone të caktuara etj., megjithatë puna e rëndësishme është,  për atë apeloj edhe njëherë te qytetarët – masat duhet t’i respektojmë  dhe të mos e nënvlerësojmë virusin sepse një pjesë e qytetarëve mendoj se e nënvlerësojë virusin, me atë  që ose konsiderojnë  se është sëmundje shumë e lehtë ose,  aspak nuk ekziston.  Kjo është një propagandë  të cilën e përhapin njerëzit, megjithatë, mendoj se ajo që na ka  ndodhur dhe ajo që na ndodh është e mjaftueshme si argument  të sillemi me të vërtetë në mënyrë të përgjegjshme dhe serioze ndaj vetes dhe ndaj të gjithëve”, ka potencuar Spasovski./MIA