Qytetarët të kenë kujdes – ka shumë mashtrues me kriptovaluta! Ata mund t’i kontaktojnë përmes Facebookut dhe Telegramit dhe të ofrojnë fitime të shpejta – paralajmëroi profesori universitar Orce Simov në emisionin “Biznes 21”. U bëri thirrje qytetarëve që të mos u besojnë individëve dhe faqeve në rrjetet sociale që premtojnë dyfishimin e parave brenda pak ditësh. Ai thotë se gjëja më e rëndësishme është të mos ia jepni çelësin privat askujt – as të njohurve dhe as të panjohurve.
Në Maqedoni mbi 30 mijë qytetarë kanë investuar në kriptovaluta. Se sa peshojnë kuletat e tyre virtuale askush nuk e di, për shkak se ky treg te ne ende funksionon në zonën gri. Qeveria paralajmëroi rregullim, por njohësit paralajmërojnë që të ndiqet shembulli i vendeve të zhvilluara që të mos i humbim investitorët.
Sipas Simovit dhe Simunovskit, me një rregullim ligjor të kriptovalutrave, do të ketë investime të reja, punësime të reja ndërsa shteti do të ketë përfitim nga paratë që paguhen për tatim.
