“Marri, 40 vjet i kërkojmë këta të drejta”, prindërit kërkojnë hapjen e paraleles shqipe në sh.f. “Njegosh”

TË FUNDIT

Prindërit e nxënësve të klasës së gjashtë në shkollën Njegosh të Idrizovës sot sërish kanë protestuar, përcjell TV21. Ata kërkojnë hapjen e paraleles shqipe në këtë shkollë. Nuk duan t’i dërgojnë fëmijët në shkolla tjera në qendër të Shkupit.

“Protesta për t’i lyp ata të drejta që i kërkojmë që 20 vjet jo, po gati 40 vjet janë, nuk janë të sotit. Problemet veç shkojnë duke u shtuat, problemet e arsimit, nuk vijnë duke u pakuar. Problemi kryesor është gjuhën amtare nuk e lënë që ta mësojmë këtu. Zhdukje masive e gjuhës amtare, shekullin XXI, për ta thënë, marri është për kombin maqedonas, çohen në këmbë kundër shqiptarëve”, tha një protestues.