Marrëveshje e re mes Sindikatës dhe MASH-it – mësimdhënësit do t’i marrin pagat e shtatorit me 15% rritje

TË FUNDIT

Kreu i Sindikatës së Arsimit dhe Kulturës, Jakim Nedellkov ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për pagat në arsim.

Sipas njoftimit, në bazë të kësaj marrëveshje, mësimdhënësit pagat e shtatorit do t’i marrin me 15% rritje.

Thuhet se hapi i radhës për negocim, do të jetë për arritjen e marrëveshjes kolektive në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë./TV21