Mariçiq për “Ballkanin e Hapur”: Një kuadër i mirë bashkëpunimi mes vendeve të rajonit

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Bojan Mariçiq sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se “Ballkani i Hapur” është një kornizë e mirë për bashkëpunimin mes vendeve të këtij rajoni që nuk kanë bërë asgjë për një kohë të gjatë për të reduktuar barrierat mes tyre.
Sipas tij, kjo është nisma e parë pas një kohe të gjatë që vjen nga vendet e Ballkanit Perëndimor.