Maqedonia – vendi i vetëm në Ballkan me “terapinë e përzier” kundër Covid-19

TË FUNDIT

Në Maqedoninë e Veriut ka arritur metoda më bashkëkohore e terapisë për pacientët e sëmurë nga virusi Covid-19, monoklonike “terapia e përzier” me antitrupa të barnave “CASIRIVIMAB dhe IMDEVIMAB”, e miratuar për përdorim nga Agjencia Evropiane e Barnave, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Marrëveshja kornizë me prodhuesin „Hoffman-La Roche, Ltd (Roche)“ në Zvicër, e kanë nënshkruar 19 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, shteti ynë dhe Norvegjia.

Në kuadër të Projektit për ballafaqim urgjent me krizën e shkaktuar nga virusi Covid-19, i realizuar nga ana e Bankës Botërore, janë siguruar mjete për këtë prokurim

“Zbatimin e kësaj metode të mjekimit për pacientët tanë me këtë terapi tani për tani na bën shtetin e vetëm në Ballkanin Perëndimor për qyterët e së cilës është i qasshëm ky ilaç. Terapia është blerë për nevojat e Klinikës Infektive dhe do të aplikohet te pacientë jo të hospitalizuar të cilët mjekohen nga Covid-19. Me këtë pritet të ulet nevoja e hospitalizimit të pacientëve”, thuhet në kumtesën e MSh-së, transmeton TV21.