Maqedonia e Veriut në vendin e 85-të nga gjithsej 180 vende, sipas indeksit të korrupsionit të TI

TË FUNDIT

Maqedonia e Veriut u rendit në vendin e 85-të mes 180 vendeve në botë sipas Indeksit për perceptim të korrupsionit për vitin 2022 të Transparency International.

Në raport me vitin e kaluar vendi përparoi për një pozitë. Maqedonia e Veriut ka 40 pikë në shkallën në të cilën 0 paraqet vendin më të korruptuar, ndërsa 100 më pak të korruptuar.

Nga shtetet në rajon, më mirë janë të pozicionuara Sllovenia, në vendin e 41-të, Greqia në vendin e 51-të, Mali i Zi 65, Bullgaria 72, Kosova 84, Serbia 101, ndërsa BeH në vendin e 110-të.

Më së paku korrupsion, sipas ransparency International , ka në Danimarkë, Finlandë, Zelandë të Re dhe Norvegji, ndërsa vendet më të korruptuara në botë janë Jemeni, Libia dhe Koreja e Veriut. a

error: Content is protected !!