Maqedoni – Shqipëri, nënshkruhet marrëveshje bilaterale për heqjen e barrierave Fitosanitare

TË FUNDIT

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshje bilaterale për heqjen e barrierave Fitosanitare. Me këtë marrëveshje produktet prej Shqipërie kur të hyn në Maqedoninë e Veriut nuk do të duhet të presin 2 ditë për analizë dhe anasjelltas.

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha thekson se kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejtë heqjes së barrierave të ndalesave kufitare sidomos për produktet që afatin e kanë pasur shumë të shkurtër.

 “Është një hap shumë i rëndësishëm drejtë heqjes së barrierave të ndalesave kufitare sidomos për produktet që afatin e kanë pasur shumë të shkurtër, të cilat në të kaluarën kanë qëlluar që të presin edhe 48 orë në pikat doganore. Pas lëvizjes me letërnjoftime të njerëzve, ky është një hap i radhës shumë i rëndësishëm drejt krijimit të një tregu të përbashkët, që i paraprin integrimit të të dy vendeve në Bashkimin Europian”, tha ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha.

Ministri i Bujqësisë i Shqipërisë Bledi Çuçi pas nënshkrimit të marrëveshjes deklaroi  se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për krijimin e një korridori krejtësisht të lirë për qarkullimin e produkteve bujqësore në të dy vendet.

 “Kjo marrëveshje nuk është gjë tjetër veçse bën të mundur që çdo ngarkesë me produkte bujqësore që shkon nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut apo anasjelltas, nuk do të ketë nevojë që në kufijtë reciprokë t’i bëhen analiza shtesë. Për produktet tona do të njihet çertifikata fitosanitare e Shqipërisë, për produktet bujqësore të Maqedonisë së Veriut do të njihet çertifikata fitosanitare e këtij vendit”, u shpreh ministri i Bujqësisë i Shqipërisë, Bledi Çuçi.

error: Content is protected !!