Trajneri i Interit, Roberto Mançini ka mohuar të këtë probleme me lojtarin kosovar Xherdan Shaqiri.
Tekniku italian thotë se Shaqiri nuk është në formën më të mirë, por ai ka mundësi shumë për të dhënë për skuadrën e Interit.
Në janar futbollisti nga Zhegra e Gjilanit u transferua nga Bayern Munchen në Inter.
“Xherdan Shaqiri e ka ndërruar ligën e më pas ka pasur një rënie të formës. Kjo është normale, por besoj se ai mund të japë shumë për skuadrën. Përndryshe nuk kam kurrfarë problemi me të”, tha Mançini.
