Mancini, jemi për titull

Interi do ta sfidojë Juventusin në garën për titullin e Serie A në sezonin e ri – thotë Roberto Mancini.
Nerazzurrët kanë pësuar humbje në dy ndeshjet e fundit miqësore (nga Milani dhe Real Madridi), megjithatë trajneri thotë se skuadra e tij është përmirësuar dhe është e aftë për Scudetto.
“Është e qartë se rezultatet nuk janë pozitive aktualisht. Por e rëndësishmja është që të shohim paraqitjet dhe në secilën ndeshje ne jemi përmirësuar si skuadër”.
“Nuk jam i shqetësuar sepse jam i sigurt që kur do të jetë nevoja, Interi do të fitojë”.
“Juve mbetet favorit për Scudetto, por jam i bindur se kur t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, do të luajmë mirë”, është shprehur Mancini.