Nëntë persona janë lënduar nga zjarri që shpërtheu në qendrën e banimit social në Malishevë. Zjarri shpërthyer në njërën prej banesave të qendrës së banimit social ku banojnë 24 familje.
Me këtë rast janë rrezikuar seriozisht të gjithë banorët e kësaj ndërtese, por falë ndërhyrjes së shpejtë të gjithë banorët janë larguar nga ndërtesa dhe është shuar zjarri. Nëntë personat e lënduar janë dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa ndërtesa ka pësuar dëme të konsiderueshme./21MEDIA

