Mali i Zi zgjedh sot presidentin e ri, Gjukanoviç synon mandatin e tretë

TË FUNDIT

Qytetarët e Malit të Zi votojnë të dielën për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Presidenti aktual, Millo Gjukanoviç, është duke garuar kundër gjashtë rivalëve tjerë, përfshirë katër anëtarë të kampit pro-serb.

Vendvotimet janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe rezultatet e para pritet të dalin në mesnatë.

Analistët besojnë se emri i fituesit do të bëhet i ditur në balotazhin që mund të mbahet më 2 prill.

Gjukanoviç, 61-vjeçar, ka mbajtur pozitat më të larta në Qeverinë e Malit të Zi në tri dekadat e fundit.

Ai ka shërbyer gjashtë herë si kryeministër, përkatësisht prej vitit 1991.

Fitorja në këto zgjedhje, do t’ia siguronte atij mandatin e tretë si president.

error: Content is protected !!