Lumi “Sushica” vazhdon të ndotet! Mexhiti: Është njoftuar inspektorati, do të ndërmerr masa

TË FUNDIT

Lumi Sushica në Kërçovë vazhdon të ndotet nga një zorrë që derdhet aty, e që me shumë gjasa nxjerr derivate, ndonëse autoritetet kompetente ende nuk kanë dalë në terren për ta konfirmuar këtë. Tre ditë pas raportimit të TV21 rreth kësaj, kompetentët në Kërçovë nuk e shohin të arsyeshme të marrin masa, e për shqetësimin e ngritur TV21 sot pyeti Izet Mexhitin, ku tha se inspektorati është i njoftuar dhe do të dalë në teren.

“Është i njoftuar inspektorati në kuadër të Ministrisë së Ekologjisë dhe do të ndërmarrë gjithçka që është në kuadër të ligjit”, tha Izet Mexhiti.