LSDM akuza Mickoskit dhe Apasievit: Janë personazhet kryesore të koalicionit anti-NATO dhe anti-BE

TË FUNDIT

LSDM ka akuzuar liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskin bashkë me atë të Levicës Dimitar APasiev, se të dy janë në koalicion dhe po punojnë kundër anëtarësimit në BE. Deputeti socialdemokrat Darko Kevski theksoi se nuk është hera e parë që këto dy parti përpiqen të shkaktojnë tensione në shtet.

“Hristijan Mickoski dhe Dimitar Apasiev janë personazhet kryesore të koalicionit anti-NATO dhe anti-BE. Apasiev thotë atë që mendon Mickoski, Apasiev bën atë që urdhëron Mickoski. Mickoski dhe instalacioni prorus Apasiev së bashku përhapin histerinë përmes lajmeve të rreme dhe fyerjeve. Por kjo nuk është hera e parë që VMRO DPMNE dhe e majta tentojnë të krijojnë tensione së bashku. Publiku ende i mban mend gënjeshtrat e VMRO DPMNE-së dhe të Majtës për kantonizimin, federalizimin, kampet e emigrantëve, se me Marrëveshjen e Prespës identiteti u shit, për bullgarizim.”, tha Darko Kaevski – Deputet LSDM.