“Lojërat Tradicionale Rugova 2015”, më 2 gusht

Më 2 gusht në Kuqishte të Rugovës do të mbahet manifestimi tashmë tradicional “Lojërat Tradicionale Rugova 2015”.
Sipas njoftimit të organizatorëve mësohet se në këtë manifestim do të ketë lojëra në shtatë disiplina, sikurse që do të prezantohen edhe ansamble me këngë dhe me valle, rapsodë nga trevat shqiptare, ushqime tradicionale.
Kjo ngjarje kulturore mbahet edhe në kohën kur grumbullon diasporën shqiptare.