Llosa në Podgoricë:Kultura e sotme është sipërfaqësore

Llosa do të hapë këtë të shtune në Budvë Sallonin Mesdhetar të Librit. Me këtë rast do të hapet edhe Festivali i sivjetmë i teatrit. Të dielën në Budvë do të mbahet simpoziumi «Flaka letrare e Vargas Lloses», ku do të marrin pjesë njohësit më të mëdhenj të letërsisë latinoamerikane dhe përthyesit nga mbarë rajoni.
Shkrimtari i madh peruan Mario Vargas Llosa po qëndron për vizitë në një vend të vogël: në Mal të Zi. Ai ka takuar lexuesit dhe shkrimtarët malazezë në Bibliotekën e Qytetit në Podgoricë.
Për nder të tij në kryeqytetin e Malit të Zi është organizuar edhe një pritje solemne, me ç’rast Llosa zhvilloi një bisedë edhe me ministrin e Kulturës të Malit të Zi, Pavle Goranoviq. Gjatë prezantimit të veprave të tij laureati i çmimit Nobel për Letërsi Mario Vargas Llosa deklaroi se kultura e sotme është sipërfaqësore, se përpiqet të jetë argëtuese, por ajo është zhdukur. «Kultura sot përpiqet të jetë argëtuese dhe kështu po bëhet sipërfaqësore, ndërsa bindjet e fuqishme që i kemi pasur dikur dhe të cilat i kanë pasur edhe paraardhësit tanë nuk ekzistojnë më dhe ne nuk besojmë më në to», tha Llosa, duke folur para shkrimtarëve, gazetarëve dhe lexuesve malazezë. Ai shtoi se sot ekzistojnë artistë që nuk janë artistë, por palaço.
«Kultura sot po shndërrohet në shfaqje, një shfaqje sipërfaqësore e cila nuk ndodh vetëm në botën e zhvilluar, por edhe në vendet më pak të zhvilluara. Ekziston një rregull i përgjithshëm se kultura nuk është më as autentike, as e thellë. Në shumë pjesë të botës mund të themi se kultura është zhdukur, se nuk ekziston më», tha shkrimtari peruan,transmeton Kultplus.
Llosa do të hapë këtë të shtune në Budvë Sallonin Mesdhetar të Librit. Me këtë rast do të hapet edhe Festivali i sivjetmë i teatrit. Të dielën në Budvë do të mbahet simpoziumi «Flaka letrare e Vargas Lloses», ku do të marrin pjesë njohësit më të mëdhenj të letërsisë latinoamerikane dhe përthyesit nga mbarë rajoni.
Në gjuhën shqipe janë përkthyer këto romane të Mario Vargas Llosës: «Festa e cjapit», «Vajza e prapë», «Shtëpia e gjelbër», «Kush e vrau Palomino Moleron», «Letra një shkrimtari të ri», «Dialog për romanin latinomaerikan»./21Media