Lloga: Çështje ditësh formimi i grupit të punës për ndryshimet kushtetuese

TË FUNDIT

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga thotë se ditëve në vijim do të formohet grupi i punës për përpilimin e amendamenteve për ndryshimet kushtetuese, përcjell TV21. Lloga bëri të ditur se pjesë e ndryshimeve kushtetuese nuk do të jetë vetëm futja e pakicave që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

“Besoj që është në pyetje ditë, mos të them javë, që ky grup pune të themelohet dhe aty të mund të punohet në pjesën e ndryshimeve kushtetuese, lidhur jo vetëm me preambulën, por edhe me çështje të tjera të hapura, siç është pjesa e vakumit institucional. Ajo që ndodhi me z.Tupançevski dhe me mua, ku për arsye se nuk kishte se kush të nënshkruar, mbeti eurobondi pa u nënshkruar, por edhe pjesët që u detektuan gjatë pandemisë, ku Parlamenti që ishte shpërndarë nuk mund të mblidhej për të sjellë vendime tjera, por edhe atë që kam kërkuar unë edhe në seancë qeveritare që pjesa e pjesëmarrjes sipas detyrës zyrtare të ministrit në Këshillin Gjyqësorë, pa të drejtë vote, të tërhiqet”, tha Lloga./tv21.tv