Lirohet pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani

TË FUNDIT

Pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani është liruar nga paraburgimi në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.

Ai do të shkojë në Kosovë dhe jo Serbi, por do të qëndrojë në Shkup deri më 16 gusht 2024 deri në përfundimin e procedurave juridike.

Ramadani është arrestuar në kufirin e Jazhincës, pas një urdhërarresti të lëshuar nga Interpoli i Beogradit.

Arrestimi dhe paraburgimi i tij në Maqedoninë e Veriut, ngjalli revoltë të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së të cilët protestuar në Shkup dhe Ferizaj, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.