Lidhja e Sindikatave edhe sot në grevë/ Dimovski: Punëtori erdhi për premtimet e dhëna, për atë që i takon

TË FUNDIT

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë  vazhdon me grevën e paralajmëruar. Greva sot u mbajt para Qeverisë. Punëtori erdhi për premtimin që i është dhënë,  tha kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë Darko Dimovski. I bëri thirrje Qeverisë që problemin ta zgjidhë përmes amendamenteve në ribalancin e buxhetit ose marrëveshjes së përgjithshme kolektive. Greva në sektorin publik erdhi si rrjedhoj e mos ndarjes së mjeteve me  ribalancin e buxhetit  e cila siç thonë nga sindikata ishte premtuar gjatë negociatave me zyrtarë të qeverisë.

“Por sikurse për një maj për fat të keq nuk na pritën, atëherë na thanë se do të ketë për të gjithë 2.860 denarë me rebalancin e buxhetit e tani nuk ka, për këtë arsye apeloj publikisht dhe u them “punëtori erdhi pas premtimit, erdhi pas asaj që i takon” dhe nuk kemi më mënyrë tjetër se si ta përballojmë këtë krizë ekonomike, nuk mund ta përballojmë inflacionin, prandaj i thërras të gjithë në Qeveri, në krye me kryeministrin, ta zgjidhim problemin sa më parë. Nëse duan me amendamente në Kuvend, ose marrëveshjes së përgjithshme kolektive në sektorin publik”- deklaroi Darko Dimovski – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.