Lëvizja Besa: Komuna e Tetovës ka realizuar 10 herë më shumë projekte se të gjitha komunat bashkë të LSDM-së

TË FUNDIT

Nga Lëvizja Besa kanë reaguar pas deklaratave të kryeministrit Dimitar Kovaçevski në lidhje me vendosjen e kryqit në Kodër të Diellit, shkruan TV21. Nga kjo parti në përgjigje ndaj Kovaçevskit thonë se komuna e Tetovës e udhëhequr nga Lëvizja Besa, ka realizuar 10 herë më shumë projekte se gjithë kryetarët e komunave nga LSDM.

Në lidhje me: Kovaçevski për kryqin në Kodër të Diellit: Në munges të projekteve, udhëheqësia e komunës së Tetovës “gërvisht” ndjenjat kombëtare dhe fetare

“I themi Kovaçevskit se Komuna e Tetovës ka realizuar dhjetë herë më shumë projekte se të gjitha komunat bashkë të LSDM-së. Për këtë e ftojmë të vjen në Tetovë me gjithë kryetarët e komunave të partisë së tij dhe para qytetatëve ti prezantojmë projektet.
Ka dëshmi se LSDM i ka dhënë tokën e ndërtimit Kishës dhe BDI ia ka dhënë lejen për ndërtim. Dhe dëshmia e fundit është se Kovaçevski e festoi vendosjen e kryqit me Vuçiqin në Beograd, duke pirë verë dhe kënduar këngë sërbe”, thonë nga Lëvizja Besa.