Lëshon foshnjën, për të kapur buqetën me lule (Video)

Një video ka bërë xhiron e botës. Aty shihet një vajzë e cila lëshon një foshnjë që po e mbante, vetëm për të kapur buqetën me lulë që hidhet nga nusja.
Video që është regjistruar nga njëri prej të ftuarve, dhe që më pas është shpërndarë me shpejtësinë e dritës, tregon se si fëmija bie në tokë.
Por, për fatin e mirë duket se foshnja nuk ka pësuar ndonjë lëndim. Këtë e ka konfirmuar edhe personi që e ka ngarkaur videon në internet. Ngjarja nuk bëhet e ditur se ku ka ndodhë.
Ndërkohë, ka pasur shumë komente për videon, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë e Mike Brzozowskit, i cili ka thënë se skena në këtë video është një tjetër arsye pse në dasmën e tij nuk do të ketë një buqetë me lule.
https://youtu.be/w_bPdL_l49Y