LEN kërkon të zgjidhet anëtari i opozitës në KSHZ, thonë se pushteti mund të manipulojë në zgjedhjet e ardhshme

TË FUNDIT

Nga Lidhja Europiane për Ndryshim ankohen se edhe pse opozita shqiptare ka zgjedhur kandidatin për anëtarin e KSHZ-së, konkursi për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve tashmë është mbyllur. “Pasiqë kreu i Kuvendit është njoftuar përmes letrës zyrtare, kërkojmë që të veprojë sa më shpejtë konform Kushtetutës dhe Ligjeve përkatëse të cilat theksojnë qartë se opozita duhet të ketë përfaqësuesin e saj në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.” – thotë Ardian Demiri nga Lidhja europiane për ndryshim.

“Poashtu njoftojmë opinionin dhe krerët shtetëror, se nëse përpiqen që të mbajnë plotësisht nën kontroll KSHZ-në dhe ta lënë pa përfaqësues të opozitës shqiptare, në këtë rast të Lidhjes Europiane për Ndryshim, atëherë në takimet tona me faktorë relevant ndërkombëtar e lokal , takime që fillojnë nga sot, me ambasadorin Geer, do t’i informojmë dhe alarmojmë të gjitha institucionet ndërkombëtare, ambasadat e vendeve mike si atë të SHBA-së, BE-së por edhe të vendeve tjera europiane për këtë tendencë!”, deklaroi Ardian Demiri – Lidhja Europiane për Ndryshim.