Kuvendi me pajisje të reja teknologjike! Deputetët do të mund të votojnë në ekrane me prekje

TË FUNDIT

Prej nesër do të modernizohet dhe lehtësohet puna teknike në Kuvend. Salla plenare do të punojnë me pajisje të reja. Përparësitë e pajisjeve të reja në Kuvend janë modernizimi i punës dhe heqja nga përdorimi i letrës. Me teknikën e re në ekranet afër ulëseve të deputetëve, sistemi i ri shfaq agjendën e seancës, folësin e radhës, paraqitjen për fjalë, replikën dhe kundër- replikën, votim me prekje të ekranit, përshtatjen e agjendës në gjuhën e deputetit e disa veti tjera. Vendet në të cilat përdoren pajisje të tilla janë në Shqipëri, Gjermani, Zvicër, Holandë, Egjipt etj. Këto pajisje kanë kushtuar 520.000 euro, ndërsa pajisjet e vjetra kanë qenë në përdorim 22 vjet , që nga viti 1999.