Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur se aneksi i zbatimit të marrëveshjes bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të publikohet në ueb faqen e Bashkimit Evropian, transmeton TV21.
“Sa i takon aneksit të marrëveshjes, ai do të publikohet në ueb faqen e Bashkimit Evropian dhe aty do ta lexoni dhe do ta kuptoni se edhe çka ka edhe çka s’ka”, tha Kurti.