Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit në Ohër është shprehur se është arritur pajtim publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton TV21.
“Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë me aneksin e zbatimit. Kemi arritur pajtim publik për një aneks i cili do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër, njëjtë si edhe në takimin e fundit në Bruksel po i ik nënshkrimit të marrëveshjes, tash edhe me aneks. “, tha Kurti