Kurti: Janë ende 1617 persona të pagjetur në Kosovë, kjo çështje është futur si “urgjencë” në aneksin e marrëveshjes

TË FUNDIT

Presidenti i Kosovës, Albin Kurti, pas përfundimit maraton të takimit sot në Ohër me presidentin serb Vuçiç dhe funksionarët e lartë të BE-së se adresimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm dhe se është “urgjencë” e veçantë çështja e të pagjeturve. Ai gjithashtu ka sqaruar se pse është përdorur fjala “urgjencë” në aneksin e zbatimit tek çështja e personave të pagjetur.
“Për shërimin e shoqërisë adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës është i domosdoshëm, e këtu ugjencë e veçantë është çështja e të pagjeturve. Janë edhe 1617 të pagjetur në Kosovë, nuk janë që të gjithë shqiptarë, por shumica dërrmuese tyre janë shqiptarë, por pa dallim etnie, pa dallim përkatësie kombëtare ne dëshirojmë që të zbardhet fati i tyre dhe të vihet në vend drejtësia, andaj edhe fjalën urgjencë në aneksin e zbatimit e keni pikërisht tek çështja e personave të pagjetur”, është shprehur ai.