Kumanovë, goditet për vdekje çiklisti 70-vjeçar, shoferi iku nga vendi i ngjarjes!

TË FUNDIT

Dje, në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë është denoncuar se në ora 14:00, në bulevardin “Revolucioni i tetorit” në Kumanovë, ka ndodhur një aksident, përcjell TV21.

Siç qëndron në raportin e MPB-së, aksidenti ka ardhur pasi vetura “seat” me targa të Kumanovës, me shofer S.M.(32) nga Kumanova, ka sulmuar çiklistin Zh.J.(70) nga Kumanova dhe më pas ka ikur.

“Zh.J. është dërguar në spital në Kumanovë, por për shkak të lëndimeve serioze, është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Terezë” në Shkup, ku sot, në ora 06:00 ka ndërruar jetë. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nga nëpunësit policorë në SPB Kumanovë, është gjetur shoferi S.M. dhe në bisedë zyrtare në stacion policor e ka pranuar veprën. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal”, qëndron më tej në njoftimin e MPB-së.

error: Content is protected !!