Kujdes, nesër pa energji elektrike një pjesë e Sarajit, Gazi Babës dhe Kisella Vodës

TË FUNDIT

Gjatë ditës së nesërme për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro shpërndarës, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e disa rrugëve në Komunat Kisella Vodë, Gazi Babë dhe Saraj.

“Pa energji elektrike nga ora 10.00 deri në orën 14.00, do të jenë konsumatorët e rrugëve “Millan Mijallkoviq” dhe “Kara Trifun”, nga ora 07.30 deri në orën 15.30, konsumatorët e rrugës “Llazar Pop Trajkov”, numrat 22 deri në 33, rruga “Gabrezh”, numrat 4 deri në 19, rruga “Tashko Karaxha”, numrat 19 deri 24, nga ora 08.00 deri në orën 13.00, konsumatorët e një pjese të fshatit Gllumovë, Shishevë dhe Matkë, dhe nga ora 08.30 deri në orën 14.00, konsumatorët e një pjese të rrugës “Draçevski pat” nënrrugët 2 në Draçevë”, informon QRMK Shkup.

TË NGJAJSHME