Kujdes! E-mail i rrejshëm po i thërret qytetarët të paraqiten në polici!

TË FUNDIT

Një e-mail me shkresë dhe nënshkrim të falsifikuar të Sekretares Shtetërore në Ministrisë e Brendshme po u dërgohet qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për një shkresë nga policia, e firmosur kinse nga Sekretarja Shtetërore Magdalena Nestorovska, përmes së cilës qytetari thirret të paraqitet në polici në ditë dhe orë të caktuar, raporton TV21. Po kjo është gënjeshtër.

Nga Ministria e Brendshme u bëjnë apel qytetarëve të mos bien pre e këtij mashtrimi ndërsa shtojnë se Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale tashmë i ka marrë masat adekuate për ndëshkrim të kryerësit të kësaj vepre sipas ligjeve në fuqi.

“Ministra e e Brendshme nuk e përdor postën elektronike (e-mail) për t’u dërguar porosi qytetarëve në lidhje me hetimet, por këto thirrje dërgohen me letër në procedurën adekuate. Apelojmë që qytetarët aspak të mos i hapin këto e-maile” shkruajnë nga MPB.

E-mailet e falsifikuara i ka dematuar edhe vetë Nestorovska përmes profilit të saj në Facebook.

“Ju njoftoj se përmes postës elektronike qarkullon shkresë e falsifikuar. E njëjta as nuk është dërguar e as nuk është firmosur nga unë si Sekretare Shtetërore në MPB. Bëhet fjalë për falsifikim që ka për qëllim të shkaktojë shqetësime tek qytetarët” ka shkruar Magdalena Nestorovka në Facebookun e saj./TV21

Gepostet von Magdalena Nestorovska am Montag, 20. April 2020

 

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK