KSI nuk rekomandon masa kufizuese ndaj Covid-19

TË FUNDIT

Komisioni për Sëmundje Infektive nuk rekomandon masa të reja për mbrojtje ndaj Covid-19, përcjell TV21. Nga KSI apelojnë që të respektohen masat aktuale.

“Në këto kushte, Komisioni nuk rekomandon vendosjen e masave të reja kufizuese dhe apelon deri tek qytetarët që të sillen me përgjegjësi dhe të respektojnë masat që janë në fuqi, d.m.th. mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në objektet shëndetësore, farmaci, në transportin publik dhe në ambientet e kujdesit familjar”, thonë mes tjerash nga KSI.