KSHZ e ka zgjedhur kompaninë që do ta furnizojë sistemin për identifikim biometrik të votuesve

TË FUNDIT

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot ka kryer zgjedhje të kompanisë që duhet ta furnizojë sistemin e integruar për identifikim biometrik të votuesve, lajmëroi MIA. Sipas paralajmërimeve, më shumë informata në lidhje me furnizimin e këtij sistemi dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale Komisioni do t’i tregojë gjatë ditës së nesërme.

Në tenderin e përsëritur për furnizim të sistemit të integruar u paraqitën katër kompani. Kryetari i Komisionit Aleksandar Dashtevski më 2 korrik për MIA-n deklaroi se sistemi dhe terminalet për lexim të shenjave të gishtave në kohë do të furnizohen për  zgjedhjet lokale. Identiteti i votuesve në zgjedhjet lokale për herë të parë do të kontrollohet  me terminalet për shenjat e gishtave, diçka që ishte parashikuar me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor.

Dashtevski atëherë tha se gjithashtu pret që zgjedhjet lokale të shpallen nga ana e kryetarit të Kuvendit në fillim të gushtit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dhe Komisionet Komunale Zgjedhore sot filluan me zgjedhjen e anëtarëve të këshillave zgjedhorë për zgjedhjet e ardhshme lokale. Rendi i përzgjedhjes, sipas informatave të Komisionit, është sipas madhësisë së komunave. Është parashikuar zgjedhja e  anëtarëve të këshillave zgjedhorë të përfundojë javën e ardhshme. Zgjidhen kompletisht këshilla të ri zgjedhor sepse të vjetrave u kaloi mandati.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut janë paralajmëruar për në gjysmën e dytë të tetorit.