Kryebashkiaku i New York: Shumë nga lagjet tona janë formuar nga shqiptarët

TË FUNDIT

Një ngjarje interesante ka ndodhur ditën e djeshme në New York.

Në Bronx, e cila njihet si lagje ku jetojnë shumë shqiptarë është ngritur flamuri “Kuq e Zi”, një ditë para shënimit të 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast kryebashkiaku, Eric Adams, e vlerësoi lart rolin e shqiptarëve duke thënë se shumë nga lagjet e New Yorkut, janë formuar nga këta të fundit.

“Nga Bronx në Queens, shqiptarët kanë formësuar shumë nga lagjet tona dhe kanë ndarë shumë nga kultura e tyre me qytetin tonë”, tha ai. /21Media